Transmetuar më 11-01-2023, 12:17

GJERMANI- Vritet një 31-vjeçar shqiptar i Kosovës në Gjermani.

Ai ka humbur jetën pasi u qëllua me armë nga ish i dashuri i partneres së tij.

Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Freiburgu rreth orës 15:00 më datë 7 janar, para një banese në këtë zonë.

Autori i ngjarjes një 29- vjeçar gjerman i cili shoqërohej nga një i afërm ka shkuar në shtëpinë e ish-të dashurës së tij.

Siç raportojnë mediat vendase, ai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar, por plumbat kanë kapur 31-vjeçarin shqiptar.

31-vjeçari ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa autori i dyshuar është vënë në pranga.