Transmetuar më 11-01-2023, 11:25

Spektakli i mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2” ka lënë pa fjalë banorët dhe publikun. Shkak është bërë rrëfimi i këngëtarit Luiz Ejlli, i cili më herët i kishte thënë Kiara Titos se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë prime-t, Luizi tha se nuk ishte ai i sëmurë, por një shok i tij që nuk dëshironte t’i përmendte emrin. Githashtu ai u shpreh se ka pasur disa simptoma të njëjta dhe është frikësuar.

Për këtë arsye, “Vëllai i Madh” e dërgoi atë në një spital për të bërë të gjitha analizat e nevojshme. Pak para përfundimit të spektaklit, Luizi u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërkohë një mjeke zbuloi rezultatet e analizave. Mjekja u shpreh se këngëtari gëzon shëndet të plotë.

E para që u prek më shumë nga e gjithë kjo histori ishte Kiara, e cila i ka kërkuar një sqarim Luizit pas përfundimit të spektaklit.

“E nis me gjënë e parë që po ta them, unë besoj se ka një gjë, nuk e di ça është por ka një gjë që ti nuk e ke thënë siç duhet. Iku kjo.

E dyta është ajo gjë që më ke bërë, në atë lloj mënyre që ke treguar dhe mënyra se si më ngarkove për dy ditë rresht është shumë e rëndë realisht. Se jam përpjekur mos ta flas me asnjë me frikën që nuk duhet të dilte ajo gjëja fare, me çfarë u fol dhe në dhomën e rrëfimit. Është një gënjeshtër e pafalshme.

Unë po ta them ka diçka, nuk e di se ça është, mund të mos jetë edhe fare. Por që ti më ke gënjyer, më ke gënjyer dhe më ke luajtur fenë dhe për këtë të jap dorën.

Nëse thashë një fjalë atë ditë ‘ça do lloj gjëje të ndodhi me këtë djalin, unë do jem me ty deri në fund’. E them se e thashë me gjithë shpirt se jam shumë e ndjeshme, por ndjeshmëria ime nuk dua asnjëherë të kalojë dhe të tallin njerëzit me mua, se nuk dua ta them fjalën. Kupton?

Unë kam një familje jashtë dhe ata nuk ndihen mirë nëse më shohin duke qarë, duke qenë e ngarkuar dhe duke mos e shijuar këtë eksperiencë. Kështu që unë kam shumë arsye për të qenë e ngarkuar, kam shumë të drejtë për këtë, mos më thuaj se s’ke të drejtë.

Arbana tha që gëzon shëndet të plotë, për pjesën tjetër pastaj sinqerisht më ke lënë pa fjalë dhe të lutem, nga ky moment nuk dua të kem të bëj asnjë gjë me ty.

Gjithë këto vite që mundohem të ndërtoj këtë imazh dhe del një çun si ti e mi hedh poshtë të gjitha, po jo mor Luiz se nuk kam lidhur kërthizën me ty. Harroje atë pjesë. Kam sakrifikuar, kam punuar, kam vite. Vi këtu për ta shijuar këtë eksperiencë, për të kaluar bukur, por jo të më thuash historia të tilla, të më ngarkosh dhe pastaj të dalë pse nuk është e vërteta.

Mund të kesh diçka, është punë për ty, por unë sot jam ndjerë realisht shumë keq. Nga fillimi i prime-t deri në fund kam qenë super e ngarkuar, derisa shpërtheva te dhoma e rrëfimit se nuk po mbaja më. Edhe prapë po ta flas me shumë qetësi se nuk nxehem. Nuk e di ça më bën të mos nxehem.

Të lutem shumë mos më ndiko më fare në asnjë lloj gjëje. Po të dëgjoj se besoj se e meritoj një shpjegim se për çfarë e ke bërë, se budalla nuk je. Ti je çun shumë i zgjuar dhe e ke ditur se ajo gjëja mund edhe të dalë në prime. Për çfarë arsye e bërë këtë? Të lutem ma shpjego konkretisht se e the atë gjënë para syve të gjithëve, thuaj tani siç po pa thoje atë ditë”.