Transmetuar më 11-01-2023, 10:47

Alvaro Morata njofton ardhjen në jetë të vajzës së katërt, Bella, por në të njëjtën kohë zbulon një detaj në lidhje me lehonën, Alice Campello, me një postim të publikuar në Instagram:

“Bella ka lindur dje dhe është ashtu siç e kemi ëndërruar. Fatkeqësisht, pas lindjes, e cila shkoi shumë mirë, nëna pati komplikacione që na trembën shumë.

Alice është e fortë dhe po shërohet pak nga pak. Tani është në njësinë e kujdesit intensiv të ‘Clinica Navarra’ dhe mjekë të mrekullueshëm po kujdesen për të.

Nuk do të ndalemi kurrë së falenderuari për dashurinë që na kanë dhënë në çdo kohë, për profesionalizmin e tyre, që nuk na kanë bërë kurrë të ndihemi vetëm… I respektoj pa masë.

Ju përqafojmë fort dhe ju falenderojmë për të gjitha mesazhet dhe për fjalët e bukura që na keni shkruar me shqetësim. Do t’ju mbajmë të përditësuar".