Transmetuar më 11-01-2023, 10:21

Eni është banori i fundit i ri që hyri mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Ai merret me modeling dhe duket se hyrë me synime të qarta!

Në klipin e tij prezantues, Eni tha se banorja që i pëlqen më shumë është Kiara Tito.

“Quhem Eni, jam nga Skrapari, aktualisht profesion model. Pjesëmarrës në disa dalje të ndryshme televizive, gjithashtu në videoklip dhe fotoshooting të ndryshëm. Do kisha dashur të mos isha kaq i drejtpërdrejtë, kaq i sinqertë sa jam. Ajo që do sillte Eni ndryshe mendoj se do ishte buzëqeshja, e cila po mungon aty brenda. Ajo që më pëlqen më shumë nga gocat është Kiara. Kiara më ka pëlqyer edhe jashtë, jo vetëm aty brenda. Më shumë më pëlqen buzëqeshja e saj, të cilën e kemi të përbashkët”, tha ai në klipin prezantues.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri edhe Bjordi Mezini, Nita Latfi, Diola Dosti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd