Transmetuar më 11-01-2023, 10:07

Një aksident rrugor është shënuar gjatë natës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur te ‘farmacia 10’, ku dy mjete janë përplasur me njera-tjetrën.
Siç shihet edhe nga pamjet më poshtë mjeti është kthyer përmbys.
Nuk dihen rrethanat apo shkaqet e aksidentit.
Në vendngjarje ka shkuar policia që ka kryer veprimet proceduriale.