Transmetuar më 11-01-2023, 08:31

Tiranë- Rrëfimi i Luiz Ejllit pë sëmundjen e rrallë preku gjithë shqiptarët.

Produksioni vendosi që ai të kryejë analizat të cilat i komunikoi doktoresha Holta Tafa. Luizi ka bërë të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe gëzon shëndet të plotë. Lajmin e ka komunikuar live vetë doktoresha Tafa.

Doktoresha: Pacienti Luiz është paraqitur për shkak të ankesës për prani të gëlbazës me gjak, kanë qenë episode të shkurtra, gjithsej 3 episode, me distancë kohore. Është ekzaminuar dhe ekzaminimet laboratorike kanë rezultuar normale, përfshirë dhe analizën e trombozës, përfshirë edhe biokimikun. Nisur nga këto të dhëna, pacienti procedohet me skaner të thjeshtë ku si rezultat i përgjigjes nga mjekja nuk rezultojnë probleme akute pulmonare. Ka kryer edhe konsultë me kardiologun dhe ka rezultuar normal. Në këto kushte pacientit i rekomandohet mjekim me antibiotik dhe një rikontroll sipas nevojës.

Arbana: Pra gëzon shëndet të plotë?

Doktoresha: Po

Arbana: Nuk ka tumor?

Doktoresha: Jo