Transmetuar më 10-01-2023, 22:01

Deklaratat e çuditshme që Luizi ka dhënë mbi sëmundjen e tij kanë bërë lëmsh mbrëmjen e sotme të gjithë publikun.

Teksa ai e ka treguar historinë në vetë të parë, mbrëmjne e sotme nuk e ka pranuar dhe ka thënë që kjo është historia e një shoku.

Luizi: Unë e kam parë këtë tek një shok dhe fillova të kisha të njëjtat simptoma. U shqetësova

Arbana: Ti ke bërë një sër testes dhe analizash dhe ato kanë dal mirë

Luizi: Shyqyr

Arbana: Ti nuk vuan nga ndonjë sëmundje e pashërueshme

Luizi: Unë nuk është se kam ndonjë gjë…

Arbana: Vuan nga një sëmundje e pashërueshme, sepse nëse është e vërtetë unë drejtoj një program dhe sot hap një llogari bankare dhe qindra mijëra shqiptarë mund të të dërgojnë në një klinikë ku ti mund të shërohesh

Luizi: Unë nuk jam tipi që mëshirohem, jam rritur vetëm, e fillova me buzëqeshje këtë spektakël. Nuk dua të fillojnë këto “hh se gjyna”

Arbana: Ti s’je i sëmurë

Luizi: Unë nuk e doja këtë gjë, të arrija deri këtu. Mënyra si po e trajtoni po më bëni mua të dukem viktima këtu…