Transmetuar më 10-01-2023, 19:09

Loja e nominimeve në BBV 2 përfshin edhe astrologet. Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli rreth reality show-t “Big Brother VIP 2”.

Të nominuarit e kësaj radhe janë Olta Gixhari, Gent Hazizi dhe Armaldo Kllogjeri.

Meri tha se i ka parë që të tre banorët dhe u shpreh:

“Po e filloj nga Genti që bën njëherë si i zgjuar, si naiv dhe njëherë ashtu. Ky rol bën që të mos më pëlqejë. Olta si femër më pëlqen se ka revoltë, ka energji. Gaforret e kanë energjinë. Madje nganjëherë Gaforret janë më të zjarrta se Dashët. Se kam pasur qejf fare, fare po tani kam nisur ta pëlqej.

Armaldo nuk ka rënë shumë në sy, nuk ia dimë shenjën, duket njeri i këndshëm, zotni burrë do thosha. Kush do dalë? Besoj se këtë do djegin. Olta është zjarri aty, thamë Gaforret janë me fat”.