Transmetuar më 10-01-2023, 18:56

TIRANË- Është zyrtare! Deputeti Agron Çela është zyrtarisht pjesë e Partisë Socialiste. Këtë pasdite, deputeti ka shkuar në Kryeministri ku ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë dhe një pjesë të socialistëve. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë kryeministri Rama, i cili ka publikuar dhe disa foto me Çelën në llogarinë e tij në Facebook.

“SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit,”- shkruan Rama krah fotove.

Pjesë e këtij takimi duket se kanë qenë dhe ministres Elisa Spiropali dhe Edona Bilali. Futjen e Çelës në PS, e konfirmoi dke dhe Sekretari Organizativ Blendi Klosi. Ky konfirmim vjen vetëm pak ditë pasi në një konferencë për mediat më 6 janar, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mohuar zërat për largimin e deputetit Agron Çela drejt Partisë Socialiste.

Ai tha se këto janë lajme të porositura dhe se nuk ka ndërmend të merret me merkaton e maxhorancës pasi këtë fushë, sipas tij, e menaxhon ministrja Elisa Spiropali. Deputeti Agron Çela është larguar nga Partia e Lirisë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë deputeti, por nuk kishte treguar nëse kalimi në Partinë Socialiste është zyrtarizuar. Çela është shprehur se po studion disa alternativa.