Transmetuar më 10-01-2023, 13:04

Librazhd- Aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd. Një mjet del nga rruga dhe përfundon në ujërat e lumit Shkumbin.

Ngjarja ka ndodhur në vendin problematik te ‘Kthesat e Murrashit’.

Paraprakisht nuk raportohet për viktima, ndërkohë Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes.