Transmetuar më 09-01-2023, 23:09

Rasti i vjedhjes së mijëra eurove nga pastruesja ka hapur një ‘kuti pandore’ për politikanët e korruptuar shqiptarë.

Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Eugen Beçi flet për rastin në fjalë:

Zyrtarët e korruptuar dhe krimi i organizuar i mbajnë në shtëpi, gjenerojnë krim, korrupsion dhe kompanitë e mëdha me likuiditete të mëdha në banka mbajnë në shtëpi shumë me të cilat kryejnë korrupsion. Mbahen në kasaforta, në dyshek, në tubat e aspirimit, në banesa fshati në çati, janë gjetur 5 milion lekë në kartëmonedha të vjetra që ishin fshehur në trarët e shtëpisë. Mbajtja KESH ka rrezik se miklon hajdutët, por janë dëmtuar edhe nga brejtësi. Miu një personi i kishte ngrënë 50 mijë euro dhe ai vijonte të kërkonte miun që t’i merrte hakun e 50 mijë euro. Në një vend ku ka kesh krimi i organizuar dhe korrupsioni bëjnë qejf.