Transmetuar më 09-01-2023, 23:05

Në emisionin “Opinion” është diskutuar lidhur me vjedhjen e 120 eurove të ish-zyrtares Alda Klosi nga sanitarja Rozeta Dobi në bashkëpunim me djalin e saj.

Gazetari Artan Hoxha tha se vjedhje të ngjashme ka ndodhur edhe disa vite më parë, ku janë marrë shuma më të mëdha parash.

Sipas gazetarit, tre persona që kanë rënë pre e vjedhjeve kanë qenë ministra.

“Grabitje të tilla kanë ndodhur në vlera më të mëdha. Në vitin 2016 kanë qenë të paktën 8 cope. Tre nga ata ishin ministra të asaj kohe. Por asnjëri nga ata nuk pranoi që ishin grabitje. Ky rast e detyroi kryeministrin sot, që tha, u hap llumi”, u shpreh Hoxha./ Opinion.al