Transmetuar më 09-01-2023, 21:21

Lezhë- Policia e Lezhës njoftoi sot se arrestoi një person të veshur me kamuflazh, antiplumb dhe që mbante me vete municion.

I riu në foto është Antonio Leka, 35 vjeç. Ai u ka deklaruar familjarëve të tij se do të shkonte në drejtim të Lezhës për të vrarë politikanët pasi ishte mërzitur me to.

Pasi e kanë parë të fusë armë, municione dhe antiplumb në fugon, familjarët kanë lajmëruar policinë e Lezhës. Në makinë ka arritur të futet dhe nëna e tij, e cila në momentin e ndalimit është munduar të mbrojë të birin duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë.

Pas marrjes në pyetje nga ana e prokurorit ka pasur deklarime të kundërta për të cilat është bërë dhe ndalimi i tyre. 35 vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake dhe me antiplumb kur u ndalua dhe në çantë iu gjetën armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhe fishekë.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë.