Transmetuar më 09-01-2023, 20:48

Lezhë- Detaje të reja mësohen rreth arerstimit të 35-vjeçarit, Antonio Leka në Lezhë.

Antonio Leka, djali i një ushtarakeje me gradë të lartë, ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çantë ka patur armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake si blindshpusa dhe fishekë.

Në momentin e arrestimit, ai ka thënë se është nisur për të vrarë politikanët e Lezhës dhe do zhdukë farën e keqe të tyre.

Mësohet se i riu ka qenë nën efektin e drogës, por më herët ka vuajtur edhe nga probleme të shëndetit mendor. Denoncimi për të u bë nga i vëllai i tij.