Transmetuar më 09-01-2023, 18:52

Bulqizë- Tjetër aksident në ‘Rrugën e Arbërit’ Një mjet ‘Benz’ del nga rruga e bie në Greminë. Për pasojë plagosen rëndë dy persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë.

Jetmir Tola 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri Orgito Tola 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vetëm pak ditë më parë një mjet ra në greminë në rrugën e Arbërit e humbën jetën tre persona e u plagosën 4 të tjerë.