TIRANË- Një nga lojtarët më aktivë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli, ka treguar se vuan nga një sëmundje e rrallë që mund të kurohet në vetëm 11 klinika në të gjithë botën. Teksa bisedonte e Kiarën në shtëpi, ai tha se ka hyrë në BBV vetëm për të fituar paratë që i duhen për kurim. Gjatë bisedës, duket se Kiara shqetësohet dhe e pyet nëse është e kurueshme, kurse Luizi thotë se gjithçka kushton shumë. Këngëtari tregon se ka hemorragji nga goja, por që brenda BBV është justifikuar duke thënë se ka një dhëmballë të prishur.
Pjesë nga biseda:
Luiz Ejlli: E kam në të gjithë trupin dhe më ka dalë tre muaj para se të vija këtu. Nuk e dija, por bëra një checkup dhe më doli. Kam për të ikur në gusht, kam për të ik në Bergamo. Më doli edhe parmbrëmë në jastëk, por ja futa kot, thashë kam një dhëmballë të prishur.
Kiara Tito: E ke treguar para se të vije
Luiz Ejlli: Nuk e kisha thënë para se të hyja këtu dhe prandaj u futa se më duhen ato. Është e kushtueshme.
Kiara Tito: Kurohet
Luiz Ejlli: Ata thonë është e rrallë dhe 11 klinika janë më botë që e bëjnë
Kiara Tito: Vërtetë
Luiz Ejlli: Deri në gusht ishte e zënë klinika, duhet të shkoj në gusht
Kiara Tito: S’kam fjalë, nuk kam fjalë them
Luiz Ejlli: Prandaj të thoja se nuk e ke idenë. Thoja me vete…ehe…çfarë hallësh kam unë, këta qeshin.
A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd