Transmetuar më 09-01-2023, 17:37

Në kujtimet e publikuara në librin “Spare”, Princi harry përshkroi dhe eksperiencën e 6 misioneve të tij luftarake në Afganistan, ku tha se si bashkëpilot i një helikopteri Apache kishte vrarë 25 afganë që sugjeroi se ishin talebanë.

Duka i Sussex kaloi 10 vjet në ushtri, duke përfshirë dy turne të vijës së parë në Afganistan.

Në lidhje me këtë rrëfim ka ardhur dhe përgjigjja e parë nga udhëheqësit e Afganistanit.

Afganët reaguan sot dhe kanë bërë thirrje që Princi Harry të përballet me ndjekjen penale për vrasjen e 25 talebanëve gjatë kohës që ishte pjesë e ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar në Afganistan.

Mes personave që kërkuan gjykimin e Harryt ishte dhe Mullah Abdullah, i afërm i viktimave të vrarë gjatë sulmeve ajrore në vitin 2011.

Ai tha se humbi nëntë të afërm kur shtëpia e tij u godit nga një sulm ajror ndërsa ishte në treg në fshatin Yakhchal në rrethin Nahr-E-Saraj.

Ai i tha agjencisë së lajmeve AP nga varri i babait të tij të vdekur, i cili ishte në mesin e të vrarëve:

“Ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar që ta gjykojë këtë person (Princ Harryn) dhe ne duhet të marrim kompensim për humbjet tona. Ne humbëm shtëpinë, jetën tonë dhe anëtarët e familjes, humbëm jetesën dhe gjithashtu njerëzit tanë të dashur”, tha Abdullah në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve AP nga varri i babai të tij të vdekur.

Ellwood, një mbështetës i lartë dhe kryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Commons, tha se zbulimi i krimeve në kujtimet e Harry ishte “i pamenduar”.

Libri që trazon

Në librin e tij, “Spare”, Harry zbuloi se vrau 25 afganë, duke shtuar se nuk i mendonte ata si “njerëz”, por si gurë shahu që duhen hequr nga tabela.

Kurse shtoi se ai numëronte ata që vriste: "Shumica e ushtarëve nuk e dinë saktësisht se sa vrasje kanë për meritën e tyre.

Gjithmonë mund të them saktësisht se sa luftëtarë armik kisha vrarë. Dhe për mua më dukej thelbësore të mos kisha frikë nga kjo shifër.

Ndër shumë gjëra që mësova në Forcat e Armatosura, një nga më të rëndësishmet ishte të jepja llogari për veprimet e mija. Pra, numri im: njëzet e pesë. Nuk ishte diçka që më mbushte me kënaqësi, por as nuk më vinte turp.

Natyrisht, do të kisha preferuar të mos e kisha atë shifër në rezymenë time ushtarake, apo në kokën time, por gjithashtu do të kisha preferuar të jetoja në një botë pa talebanët, një botë pa luftë."

Komandanti i talebanëve Anas Haqqani shkroi në Twitter, se personat që Harry i përshkruante si gurë shahu dhe që i kishte vrarë, ishin njerëz të cilët kishin një familje në shtëpi që i priste.

"Harry! Ata që vratë nuk ishin shahu, ata ishin njerëz; ata kishin familje që prisnin kthimin e tyre. Midis vrasësve të afganëve, jo shumë e kanë dinjitetin tuaj për të zbuluar ndërgjegjen e tyre dhe për të pranuar krimet e tyre të luftës”, shkroi Haqqani.