Transmetuar më 09-01-2023, 16:20

Ju kujtohet legjenda Robin Hud? Ai hajduti që urrente të pasurit dhe i plaçkitje?

Deri këtu, kështu pretendon të ketë vepruar Roza, pastruesja e shtëpive të pasanikëve në Tiranë. Vetëm se ajo, në ndryshim nga Robin Hud, nuk duket se kishte për qëllim tua jepte paratë të varfërve.

Në dëshminë e pastrueses hajdute pranohet se ka vjedhur paratë në shtëpinë e Alda Klosit dhe sipas saj këtë e ka bërë nga urrejtja që kishte për zyrtaren.

"Alda Klosi ka marrë një shtëpi në rrugën e Kosovarëve, qëndronte me vajzën e saj. Më datën 15 dhjetor i kërkova djalit të më dërgonte me makinë te banesa e Aldës.

Pasi hymë në banesë që e kam e hapur me çelësin që kisha, kam bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në shtëpi.

Gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte ngjyrë gri. Pasi e hapa atë pashë se brenda saj ndodheshin shuma valute të prerjeve 500, 200 në euro dhe 100 në dollarë. Në momentin që i kam parë këto shuma, nga urrejtja që kisha krijuar për Alda Klosin kam marrë paratë dhe jam larguar me makinën e djalit”, – ka deklaruar Dobi.

Rozeta Dobi akuzohet se në bashkëpunim me djalin Havier Dobi, vodhën 120 mijë euro në shtëpinë e zyrtares Alda Klosit, ndërsa kishin fshehur në aspirimin e kuzhinës mbi 404 mijë euro të tjera.

🎥 E PLOTË/ Ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetaj jep versionin e saj për qindra mijë euro që i morën në shtëpi

Pastruesja dhe djali mbetën në burg për milionat që mbante në shtëpi ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj