Transmetuar më 09-01-2023, 16:06

Ish shefja e kabinetit të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ka dhënë versionin e saj për mbi 120 mijë euro që kishte në shtëpi dhe iu vodhën nga pastruesja.

Alda Klosi, ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe thotë se erdhi me ngut këto ditë pasi policia arrestoi nënë e bir Rozetën dhe Havierin si hajdutë të milionave që kishte në banesë ish shefja e kabinetit të Ahmetajt.

Në polici, Klosi është shprehur se paratë ishin të xhaxhait të saj që prej vitesh jeton dhe punon në SHBA.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se paratë do të përdoreshin për restaurimin e shtëpisë së xhaxhait në Tiranë dhe për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ai vuan nga kanceri.

Klosi pretendon se shumat nĂ« valutĂ« janĂ« tĂ« xhaxhait dhe nuses sĂ« xhaxhait tĂ« saj qĂ« jetojnĂ« prej vitesh nĂ« SHBA, ku kanĂ« punuar atje si emigrantĂ« dhe ia kishin lĂ«nĂ« kĂ«to para qĂ« zonja Klosi t’u restauronte shtĂ«pinĂ« e tyre nĂ« ShqipĂ«ri.

Ky pretendim vihet përballë me pikëpyetjen nëse një banesë kërkon kaq shumë para për rikonstruksion.

Megjithatë, këto para, sipas Alda Klosit, do të përdoreshin edhe për një operacion për xhaxhanë e saj që vuan nga sëmundje e rëndë.

Pastruesja dhe djali mbetën në burg për milionat që mbante në shtëpi ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj