Transmetuar më 09-01-2023, 15:06

Rozeta dhe Havier Dobi dolën ditën e sotme para gjykatës në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre për vjedhje.

Avokati i nënë dhe bir, deklaroi se ata janë denoncuar nga Alda Klosi, ish-zyrtarja e Kryeministrisë, vetëm për shumën 120 mijë euro, bizhuteri floriri si dhe disa dollarë, por jo për shumën që iu gjet familjen Dobi në tubin e ajrimit.

“Dy të ndaluarit akuzohet se kanë vjedhur 44 mijë euro plus dollarë, lekë dhe bizhuteri, e po ashtu 120 mijë euro të cilat u denoncuan nga Alda Klosi. Në vetvete shuma e dytë nuk i përket asnjë personi, Klosi ka bërë denoncim vetëm për 120 mijë eurot.

Nuk do ishte etike dhe profesionale të flisja për këtë punë. Paratë janë gjetur në ditë të ndryshme. Janë dy momente të ndara ndy data të ndryshme. Për këtë shumë nuk është pyetur as Klosi nëse këto para janë të sajat.”- deklaroi avokati.