Transmetuar më 09-01-2023, 13:46

Disa e kanë cilësuar si një gjë jo reale, të tjerë si një “pritë” ndaj ish-trajnerit të Portos, Andrè Villas Boas. “Correio da Manhã”, sot publikoi një lajm që duket i pabesueshëm.

Ditët e fundit, një korrier do të kishte dorëzuar në polici një zarf të dyshimtë, ku kishte të dhënat e tre personave. Brenda zarfit kishte një sasi të vogël hashashi, por nga jashtë kishte, ndër të tjera, të dhënat personale të trajnerit Villas Boas me adresën e shtëpisë së tij.

Megjithatë, policia gjyqësore po ngre hipotezën për një kurth ndaj trajnerit portugez. Villas Boas në të vërtetë është nominuar për të pasuar Pinto da Costa në presidencën e FC Porto.

Kur u identifikuan emrat, policia gjyqësore nuk përjashtoi mundësinë e një komploti të tillë ndaj trajnerit, për ta vënë atë në një dritë të keqe si kandidaturë për presidencën e klubit të lavdishëm luzitan.