Transmetuar më 09-01-2023, 12:25

Mes pyetjeve “me spec” të gazetarëve në konferencën për shtyp, trajneri i ri i kuqezinjve, braziliani Sylvinho, iu përgjigj edhe për qasjen e tij taktike. Duke qenë se ka punuar me disa trajnerë shumë të njohur si Pep Guardiola, Roberto Manchini, Arsène Wenger dhe Tite, iu kërkua se nga cili ka marrë më shumë. Gjatë përgjigjes, e kaloi “topin” në fushën e lojtarëve:

Ex-Inter Assistant Coach Sylvinho: "Roberto Mancini Believed Making Mauro Icardi Captain Of Inter Was The Right Decision"

“Kam marrë pak nga të gjithë. Kohë më parë kam pasur fatin të punoj me trajnerë si Pep Guardiola, Roberto Manchini, Wenger dhe Tite për drejtimin e Brazilit.  Nëse do të jesh trajner duhet të bësh gjërat që ti i beson. Ajo që unë nuk pranoj dot janë lojtarët që nuk japin maksimumin në fushën e lojës.

Raio-X: como foram os últimos trabalhos de Sylvinho, novo técnico do Corinthians

Kur futesh në fushë duhet të japësh 100% e më tepër, vetëm kështu fitohet në futboll. Pra, ana taktike, skemat e lojës, stili si trajner kanë rëndësinë e tyre, por janë futbollistët që luajnë në fushë. Ata duhet të japin shpirtin në fushë. Jo më kot njerëzit dhe fansat ua kërkojnë këtë gjë lojëtarëve”.

Sylvinho: 'I was the first Brazilian at Arsenal. Highbury was incredible' | Arsenal | The Guardian

Ndërkohë, Pablo Zabaleta, që ka luajtur si futbollist me Manchester City, West Ham dhe Espanyol, e ka veshur 58 herë fanellën e kombëtares aargjentinase, e krahasoi atmosferën rreth kombëtares në Shqipëri me atë në vendin e tij:

Ex-Arsenal star Sylvinho on how he helped Pep Guardiola to Champions League  glory at Barcelona | Daily Mail Online

“Jam shumë i lumtur që Argjentina na dha kënaqësi kaq të madhe. I njoh shumicën e lojtarëve të kombëtares. Shoh te Shqipëria atë që shoh te tifozët e Argjentinës. Ky vend e dashuron futbollin, kjo është arsyeja pse jemi këtu. Duam të sjellim eksperiencën tonë. Shqipëria ka lojtarë me potencial të lartë. Disa prej tyre luajnë luajnë në Angli dhe Itali.

Mbi të gjitha duhet të kemi mentalitetin e duhur. Lojtarët duhet të kenë besim te vetja e tyre, duhet të jenë të bindur që do të sjellin sukses. Shpresoj t’i frymëzojmë që të japin më shumë, që të bëjnë krenarë tifozët dhe kombin. Duhet të sjellim mentalitetin e duhur. Besoj se do kemi miksin e lojtarëve të mirë me mentalitetin e duhur”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd