Transmetuar më 09-01-2023, 11:20

SHKODËR- Del sot para Gjykat♪7s 32-vjeçarja Orjana Gremi, e cila hodhi në lumin Kir, foshnjën e saj 10 ditëshe. Me kapuçin e xhupit në kokë, teksa efektivët e Policisë së Shtetit e mbanin prej krahësh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten e 6 janarit. Orjana Gremi hodhi foshnjen e saj të seksit mashkull në lumin Kir. Ajo që është edhe më e rëndë është fakti se Policia dhe Spitali i Shkodrës nuk mundën ta ndalonin krimin e rëndë edhe pse u njoftuan, pasi e reja kishte rrëfyer se do të bënte aktin makabër. Tani ajo ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa i ati i fëmijës ende nuk dihet.

Deri më tani, mjekët dhe drejtori i spitalit në Shkodër kanë treguar se ajo nuk e donte fëmijën, e kishte kërkuar që ta braktiste në shtëpinë e foshnjës, por më pas ndërroi mendje dhe vendosi që të largohej me të në shtëpinë e saj. Më 4 janar doli nga spitali, ndërsa më datë 6 kreu krimin horror.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd