Transmetuar më 09-01-2023, 11:11

U materlializua sot stafeta e drejtimit të kombëtares shqiptare nga Edy Reja te Sylvinho. Në “Shtëpinë e Futbollit”, në prani të presidentit Armand Duka dhe gazetarëve, u zhvillua konferenca për shtyp, ku i pari foli kreu i FSHF-së:

“Sot jemi në këtë komunikim publik për të mbyllur një cikël nën trajnimin e Rejës dhe duke nisur me një staf të ri dhe objektiva të qarta. Në fillim doja të falënderoja Rejën dhe stafin e tij për të gjitha rezultatet dhe punë, për përkushtimin dhe gjithçka që ka dhënë për kombëtaren.

Bilanci i tij i fitoreve dhe humbjeve është i barabartë. Ka bërë punë të mirë në punën e ekipit shqiptar. Shpeshherë ka qenë i kritikuar, por gjithsecili ka këndvështrimin e vet. Edhe njëherë do të doja ta felenderoja tashmë ish-trajnerin e ekipit Kombëtar gjatë këtyre 3 vite e gjysmë. Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FSHF-së dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për të gjithë neve.

Cili ishte arsyeja që zgjodha Sylvinho? Nuk e di nëse kanë dalë emrat që kemi diskutuar, gjëja e parë që kam thënë nuk është vetëm një skuadër futbolli, por është një gjë shumë e rëndësishme për ne. Kur jemi takuar në Milano, kemi biseduar për projektin tonë dhe jo shumë eksperiencën si trajner, por kam besimin se me dëshirën e duhur ai do të jetë i duhuri. Kur kemi diskutuar me stafin kemi pasur shumë emra, me të rinj dhe të vjetër, por preferuam Sylvinho.

Pse pas 3 trajnerëve italianë, tani një brazilian? Jemi nisur nga profesionalizmi dhe jo nga nacionaliteti. Të tre ndihmësit që kemi në panel kanë eksperiencë të gjatë. Do ta ndihmojnë Shqipërinë drejt synimit. Disa kanë luajtur me Zotin… Kush është ai, më thanë… Ai është Messi, iu përgjigja. Dhe të luash me më të mirin, sigurisht ke mentalitet fituesi”.

Nga ana e tij, 77-vjeçari italian, që i drejtori për tri vite e gjysmë kuqezinjtë tanë, tha në fjalën e lamtumirës: “Jam jashtëzakonisht i emocionuar. Çdo rrugëtim ka një fund, por do doja të nënvizojë rezultatet kemi arritur, që nuk janë për t’u lënë mënjanë.

Kemi bërë të luajnë rreth 40 lojtarë, kemi arritur rezultate pozitive dhe ishim shumë afër kualifikimit në Botëror. Për një pikë mund të arrinim në “play-off” për të shkuar në Botëror.

Kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye dhe as fund. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Nuk kemi pasur qëllime personale, e kemi bërë gjithçka për Federatën, raportet me presidentit kanë qenë profesionale.

Dua të falënderoj ndihmësit Bulku dhe Salihi, më kanë mbështetur pa shumë. Falënderoj edhe bashkëpunëtorët e tjerë. Po largohem por po lë pas këtu një pjesë të zemrës time.

Dua të falënderoj presidentin Duka për këtë mundësi. Dua të falënderoj gazetarët, disa të tjerë më pak sepse më kanë vendosur në vështirësi. Punën time le ta gjykojnë të tjerët. Unë largohem me kokën lart dhe i kënaqur.

Kemi krijuar një strukturë, një skuadër dhe një grup të bukur. Nëse Sylvinho, të cilin e njoha sot, do të ketë kapacitetin për të bashkuar punën e bërë. Kam marrë rezultate pozitive nga dy ndeshjet e fundit. Uroj të merren në konsideratë lojtarët e rinj. Ju falënderoj të gjithëve, veçanërisht presidentin.

Më vjen keq që nuk arritëm në Botëror, pasi besoja fort pas dy fitoreve me Hungarinë. Ishim shumë pranë kualifikimit. Uroj që Sylvinho të niset nga kjo bazë. Po lëmë një grup të fortë. Uroj të mos ketë mungesa siç kam pasur unë. Sylvinho më duket një person i përshtatshëm nga ana njerëzëve dhe profesionale për të drejtuar këtë kombëtare”.