Transmetuar më 08-01-2023, 23:22

Aktorja Olta Gixhari është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo është kapur sërish me opinionistët e BBV Albania.

Teksa po fliste me Dea Mishel, Olta theksoi se po i bëhet padrejtësi.

Olta është shprehur se opinionistët nuk ja marrin seriozisht debatet pasi mendojnë se është futur në rolin e saj si aktore.

“Dhe Zhaklina dhe Arbri dalin dhe thonë “është muhabet kot” se këto janë dy aktorë. Si mund të gjykosh ashtu? Pra ti mua po më gjykon për profesionin që kam? Kjo nuk është e drejtë”, ka thënë ajo.

Tea ka vazhduar debatin me Oltën pas ballfaqimit per debatin me Gentin. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e akuzoi aktoren se e ka gënjyer sy për sy.

Debati:

Tea: Lërë videon, ti ça më ke thënë mua, ma bërë me gjeste! Pse e mohon në sy, kjo është çmenduri!

Olta: E ke seriozisht, ule tonin, mos u revolto!

Tea: Po se ju gënjeni dhe çorientoni shtëpinë dhe rri si zonjë në fund! Si mund të luash kështu me njerëzit. Unë të besova!

Olta: Ule tonin!

Tea: Ore lërë tonin tim ti, jam e indinjuar ! Unë nuk flas më me ty, se ti të gënjen sy për sy!

Nuk dihet me saktësi për cilën deklaratë dhe veprim bëhet fjalë, megjithatë kjo mbetet për tu parë në vazhdim.

Aktorja Olta Gixhari është padiskutim një banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother Vip.”