Transmetuar më 08-01-2023, 15:36

Greqi- Gjendet i varur para banesës s♪ tij një 46-vjeçar në Greqi. Por rasti merr vëmendje për faktin se ai kishte denoncuar një rrjet të prostitucionit në ishull.

Trupi i 46-vjeçarit, i cili ishte ish-punonjës në aeroportin “Odysseus Elytis” në Mitilene, u gjet të mërkurën e kaluar në gjendje dekompozimi të avancuar dhe sipas mjekësisë ai kishte kohë që kishte vdekur. Ajo që është befasuese është se askush nuk e kishte parë të varur gjatë gjithë kësaj kohe, edhe pse vendi ku u gjet është i dukshëm.

Ioannis P. kishte shkaktuar shumë diskutime me ankesat që kishte bërë në policinë lokale për ekzistencën e një rrjeti që shfrytëzonte seksualisht një të mitur në ishull. Më 17 nëntor, datë që përkon me vlerësimin e mjekut ligjor për vdekjen e tij, ai kishte postuar në llogarinë e tij personale në Facebook për festa në grup ku përfshihej një e mitur. Kështu, vdekja e tij ngriti shumë pikëpyetje.

Mirëpo, Nëndrejtoria e Sigurisë së Mytilinit ka dalë me një deklaratë, sipas së cilës ankesat e 46-vjeçarit ishin hetuar që nga mesi i muajit tetor, por nuk ishin konfirmuar. Sa i përket rrethanave në të cilat vdiq, ai tha se nga provat e deritanishme nuk ka prova për veprimtari kriminale.