Transmetuar më 08-01-2023, 14:48

ANGLI – Cathryn Vialli, bashkëshortja e Gianlucas, i besoi La Gazzetta dello Sport mesazhin e saj të shkurtër pas ndarjes nga jeta të Luca Vialli: “Ai ishte një sportist shumë i talentuar dhe mbi të gjitha burri dhe babai më i dashur. Jemi të shkatërruar. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të sinqertë”. Një fletë e bardhë e shkruar me kompjuter. I njëjti mesazh, në anglisht në italisht, që Cathryn i dërgoi gazetarit Andrea Ramazzotti.

Rreth Cathryn qendrojnë tani motra e saj Deborah dhe binjakja Libby. Pikërisht kjo e fundit teksa doli nga shtëpia e saj në lagjen e Chelsea ka dashur të theksojë: “Nuk është momenti i duhur për të folur. Sot është një ditë e trishtuar. Djali im jeton në Itali dhe më tha se atje të gjithë janë të prekur për ndarjen nga jeta të Gianluca. Ai ishte një njeri i madh. Jo vetëm një sportist i jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha një njeri me një histori për të treguar. Me guximin dhe fjalët e tij ai dërgoi një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që luftojnë kundër kancerit”