Transmetuar më 08-01-2023, 13:11

TIRANË- Gruaja në foto, është Alda Klosi, pronarja e banesës ku u vodhën 120 mijë euro dhe një tjetër shumë e madhe dollarësh, florinj dhe sende të tjera me vlerë.

Klosi është një emër i njohur në administratë, sepse prej një periudhe kohe të kosiderueshme ka qenë ish-shefe e kabinetit në Ministrinë e Rindërtimit. Grabitja në banesën e saj e cila ndodhet në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë, dyshohet se ka ndodhur më 15 dhjetor, pak para festave të fundvitit.

Ditën e sotme policia ka dhënë detaje mbi grabitjen spektakolare të pastrueses dhe djalit të saj. Uniformat blu kanë kryer edhe një tjetër kontroll në banesën e tyre dhe zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

Rozeta Dobi 49 vjeç punonte si pastruese në një shtëpi në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura. Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.