Transmetuar më 08-01-2023, 12:38

Tiranë- Enver Sheshi 59 vjeç, ndërroi jetë sot në QSUT. Ai u ndalua nga policia për aferën e inceneratorëve.

Por burime informojnë se familjarët e Enver Sheshi do të bëjnë kallëzim penal ndaj prokurorëve dhe Gjykatësve. Kjo pasi Shehi kishte bërë disa herë kërkesë për të ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg.

59-vjeçari i arrestuar për inceneratorin e Fierit ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT. Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Sheshi, ndodhej në burgun 313 dhe mendohet se si pasojë e infarktit, ndërroi jetë një orë pasi mbërriti në urgjencën e QSUT.

Ai doli nga ambientet e burgut rreth orës 16:15 dhe ndërroi jetë një orë më vonë në urgjencë. Sheshi ishte i akuzuar si pjesë e dosjes së inceneratorit të Fierit ndërsa më herët ishte dënuar një herë për evazion fiskal për të njëjtën çështje.