Transmetuar më 08-01-2023, 10:11

KOSOVË- Ka zhvillime të reja në BBVK.

Perveç Getinjos dhe Vivien një tjetër çift që po krijohet brenda Big Brother VIP Kosova. Andi dhe Gresa prej kohësh janë afruar me njëri-tjetrin megjithatë një puthje mes tyre nuk kishte ndodhur deri mbrëmë.

Është modelja ajo që ka bërë hapin e parë e cila i ka dhuruar një puthje në buzë Andit. Të dy shihen të shtrirë bashkë në shtrat ndërsa ndajnë momentin intim për herë të parë.

Edhe në ‘Prime’ e fundit dyshja folën për raportin e tyre duke mos e mohuar se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin.