Transmetuar më 08-01-2023, 09:49

Tiranë- Ndërron jetë në QSUT Enver Sheshi.

Sipas informacioneve paraprake, Enver Sheshi 59 vjeç, humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Ai ishte një nga të ndaluarit për aferën e inceneratorëve.

Ditën e djeshme në orën 16.15, ai doli nga burgu 313 me urgjenë për në QSUT.

Aktualisht po bëhet ekspertiza dhe pritet një tjetër njoftim. Sot është njoftuar edhe ceremonia e varrimit për Sheshin në lagjen ku banonte.

Grupi hetimor po heton mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij.

Enver Sheshi akuzohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim.