Australi- Një aksident tragjik ka ndodhur në një garë makinash në Australi, ku një prej garuesve ka humbur jetën. Vdekja e shoferit Sam Fenech në një garë drag ka shkaktuar tronditje kur makina e tij “fluturoi” në ajër teksa ecte me 320 km/h. Video nga gara në lindje të Brisbane tregon makinën e drejtuar nga Fenech duke dalë jashtë kursit, që godet parmakun dhe përfundon plotësisht e shpërbërë jashtë pista.
Vdekja për Fenech, një nga shoferët më të njohur të Australisë, ishte e menjëhershme. Aksidenti ndodhi pak pas orës 19:00 (koha australiane) të shtunën në atë që doli të ishte gara e fundit e Fenech. Fenech po ngiste një Chevrolet Camaro dhe kundërshtari i tij ishte Kelvin Lyle, i cili po ngiste një Ford Mustang.
Vdekja e shoferit u bë e ditur nga organizatorët e garës “The Willowbank Raceway” me një postim në rrjetet sociale: “Me pikëllim të madh ju njoftojmë se Sam Fenech, shoferi i Fabietti Racing Doorslammer, iu nënshtrua plagëve të marra gjatë garës dhe la frymën e fundit sot pasdite. I dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë familjes së tij dhe gjithë ekipit të Fabietti Racing”.
Fenech u përfshi gjithashtu në një aksident në vitin 2019 në Sydney, kur Chevy Camaro që po drejtonte goditi gomat mbrojtëse.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd