Transmetuar më 07-01-2023, 22:34

“Painball” është një nga lojërat në emisionin e Luana Vjollcës ku personazhe të njohur vendosen për tu goditur nga të ftuarit e asaj puntate.

Dhe kur të ftuar janë reperë në tabelën e painball nuk mungon kurrë fotoja e Noizy-t. Në lidhje me këtë disa kohë më parë reagoi ashpër reperi ndaj Luanës, pasi Marini dhe Matolale qëlluan me breshëri mbi foton e tij.

“O Luana Vjollca më fal për shprehjen po më keni çarë trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelën tu m’vra, këtë mund ta thoja dhe në provat po hajt mo. Pyetjet i bëni shumë të neveritshme, doni vetëm sherre me ndodh, se çfarë ndodh me rrepistat më vonë s’të plas bytha ty, a rrifen, a vriten, a shahen , ty të intereson emisioni me bërë famë në Tik Tok. Hiqe foton nga aty se s’jam në gara me klysha”, shkroi Noizy në postimin i cili tani është fshirë nga Instagrami i tij.

Ndonëse disa javë më pas, së fundmi Luana Vjollca i është përgjigjur Noizy-t.

Moderatorja ka ripostuar në profilin e saj një postim të një fanses së saj ku shkruhet: Ky nuk është sukses Tik-Tok-u video 50 sekonda por 5 orë”, ku tregohet se episodi i fundit i emisionit të saj ka kaluar 500 mijë klikime në Youtube.