Transmetuar më 07-01-2023, 21:54

Në shtëpinë e Big Brother VIP ditën e sotme ka mbërritur një tjetër zarf i ri. Arbana u ka komunikuar banorëve se ata kanë vazhduar të thyejnë një ndër rregullat më të rëndësishëm të formatit, sekretin e nominimeve.

Edhe pse janë paralajmëruar vazhdimisht, ata vazhdojnë të diskutojnë se kë do të nominojnë, duke thyerr rregullat.

Për këtë arsye, vëllai i madh ka vendosur të dënojë banorët, duke u reduktuar përdorimin e ujit në shtëpi.

Arbana u komunikoi se nga nesër, ata do të kenë ujë vetëm 20 minuta në ditë.