Transmetuar më 07-01-2023, 21:16

Tiranë- Një operacion u zhvillua sot nga policia në vilën e Ervis Martinajt në Surrel.

Por sipas burimeve nga kontrolli nuk u gjet asgjë e paligjshme.

Në banesë janë marrë vetëm dokumente, ndërsa mësohet se në vilë nuk ka qenë asnjë familjar i tij.

Të gjitha dokumentet janë marrë, e janë dërguar për t’u analizuar.

Ky është operacioni i dytë brenda pak ditëve që zhvillohet në banesat e Ervis Martinajt.