Transmetuar më 07-01-2023, 21:39

Një çift iu gëzua blerjes së një shtëpie të madhe, por u befasuan kur një letër u mbërriti me postë, ku u thuhej se duhet të zhbironin disa dhomëza sekrete.

Dhe në fakt, Courtney dhe Matt nuk i dinin ato që mësuan në letër, për shtëpinë e tyre 130-vjeçare.

Çifti tregoi për NY Post se u erdhi një mesazh i frikshëm dhe i papritur nga "anëtari i fundit i mbijetuar" i familjes që më parë zotëronte pasurinë.

Letra erdhi nga Kanadaja, në adresën e tyre në Iowa, SHBA.

Në të shkruhej: "Më lejoni të prezantohem. Jam anëtari i fundit i mbijetuar i familjes Madison që dikur zotëronte shtëpinë dhe unë u rrita në të. Do të doja t’ju tregoja për dhomat sekrete dhe disa gjëra që mund të mos ju jenë thënë kur keni blerë shtëpinë."

Vendndodhja e shtëpisë së re të Courtney dhe Matt është e paqartë. Dyshja gjithashtu nuk ka ndarë asnjë informacion përfundimtar në lidhje me familjen Madison që më parë zotëronte pronën.

Por në klipin, i cili trembi më shumë se 1.5 milionë shikues, pronarët e rinj të shtëpive bënë një turne rreth banesës së tyre të stilit viktorian – dhe zbuluan detajet e saj të kamufluara më parë.

Së pari, ata zbuluan një dollap të fshehtë pijesh alkoolike sipër oxhakut në sallonin e tyre të përparmë.

Shishe të pahapura të verës roze franceze nga viti 1970 dhe cabernet sauvignon nga viti 1989 gjendeshin së bashku me kontejnerët e vjetëruar me burbon, birrë dhe likere.

Më pas, Courtney dhe Matt gjetën një tjetër dhomë sekrete në një banjo.

Çifti, me vajzën e tyre të vogël, e konsideroi "dhomën më të frikshme" në shtëpi, për shkak të hapësirës së saj të vogël vetëm për zvarritje.

Courtney më pas zbuloi një derë të vogël, të mbyllur, të vendosur drejtpërdrejt përballë tualetit tjetër. Hyrja e vogël hapej dhe të çonte në një dhomë të madhe.

"Do të përpiqemi të kuptojmë se si ta përdorim këtë hapësirë, por tani për tani është thjesht një dhomë e ftohtë dhe e frikshme".

Courtney dhe Matt zbuluan gjithashtu se ish-pronarët e shtëpive kishin lënë mobilje antike dhe shumë sende në shtëpi, duke përfshirë një kuti të vjetër muzike.

Courtney pohon se zbulimet vazhdojnë në atë shtëpi: "Çdo ditë, një thesar i ri." /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd