Transmetuar më 07-01-2023, 18:58

LUSHNJE- Përfshihet nga flakët ofiçina në Lushnje.

Një ofiçinë është djegur pasditen e sotme në fshatin Savër.

Ndërtesa që shërben për lyerje makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, e brenda janë djegur disa mjete duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Mjetet kanë qenë gati për lyerje, por janë përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat u shkaktua zjarri, ndërsa Policia ka nisur hetimet, pasi dyshohet se mund të jetë i qëllimshëm.