Transmetuar më 07-01-2023, 14:56

Kosovë- Andi, Lugati, Vivien dhe Edoni ishin banorët e nominuar të javës në Big Brother VIP Kosova. Nga votat e publikut, pas një muaji qëndrim brenda shtëpisë së BBVK, mbrëmë Edoni la shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Edoni u komentua shumë gjatë qëndrimit në shtëpi për deklaratat e tij dhe pamjen si ‘drag queen’. Ndër të tjera ai deklaroi se është biseksual.

"Do tregoj diçka që ju ndoshta nuk e dini. Unë i përkas komunitetit LGBT. Unë jam shkronja B e komunitetit. E di familja ime, e di e dashura ime, e di shoqëria ime", tha Edoni.