Transmetuar më 07-01-2023, 14:38

Dibër- Aksidentohet polici rrugor në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi.

Një mjet i tonazhit të rëndë (kamion}, ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor.

Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.

Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T.

Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje.

Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.