Transmetuar më 07-01-2023, 14:33

Luizi i ka treguar Kiarës se mendon që ka konkurrentë brenda Big Brother, që vetëm shtiren sikur duan t’i shohin bashkë.

Madje janë ato që në fakt, duan të mos e shohin një çift Kiara-Luiz në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

Biseda mes të dyve erdhi pas një rrengu të banorëve, nga i cili Luizi u ndje keq që nuk u njoftua as nga Kiara.

Kiara: “Nuk je 15 vjeç seriozisht”.

Luiz: “Unë po të them, a ta thashë që në fillim? Ata që s’i mendon, ata s’na duan. Se i dëgjova muhabetet pas shpine çfarë po flisnin”.

Kiara: “Ti do t’i ndalosh njerëzit të menduarit atë që duan ato?”.