Transmetuar më 07-01-2023, 14:14

Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Shota Baraliu ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së spektaklit ku ka akuzuar produksionin se e kanë eliminuar qëllimisht. Këngëtarja debatoi ashper me moderatorin Alaudin Hamiti, i cili e kundështoi Shotën duke thënë se ishte publiku i cili ka votuar për largimin e saj.

Shota kërkoi t’i sillnin mesazhet duke mos besuar që publiku e ka votuar.

“Nuk jam penduar për asgjë që kam thënë, të gjithë i thoni këto kur jeni në kafe. Disa kanë qejf të dalin mirë në media edhe unë këtë dalje e kam dhuratë nga ju. Me vërtetoni që më ka nxjerrë publiku, produksioni të më sjellë mesazhet që më kanë votuar. Aty bëhet gjithçka dhe ju nuk i nxirrni”, tha Shota.