Transmetuar më 07-01-2023, 12:31

SHKODËR- Një nënë nga Shkodra ka tronditur me veprimin e saj.

32-vjeçarja Orjana Gremi braktisi foshnjen e saj në lumin Kir.

Bebja vetëm një javëshe u gjet nga punonjësit e policisë i pa jetë.

Ai ishte i mbuluar me batanije dhe me plasmas, por i ftohti i acart dhe mungesa e ushqimit gjatë natës bënë që foshnja mos të mbijetonte dot.

Nëna u ndalua nga policia dhe u shoqërua me psikologe.

Dy ditë pasi kisht braktisur fëmijën, ajo u paraqut të marrë bonusin e lindjes.

Gruaja ka deklaruar në polici se nuk kishte me çfarë ta ushqente foshnjen.

Megjithatë një hetim ka nisur tashmë për rastin në fjalë dhe ndaj saj rëndon akuza e braktisjes me pasojë vdekjen e fëmijës. noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd