Transmetuar më 07-01-2023, 12:17

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga 23-vjeçari Havier Dobi që grabiti një banesë së bashku me nënën e tij, 49-vjeçare Rozeta Dobi.

Policia vuri në hetim familjen për shkak të shpenzimeve të shumta që kishin bërë pas grabitjes së sndeve dhe shumave të mëdha parash që shkonin në 120 mijë euro.

Dobi, i cili ka pasion boksin nuk e fsheh në rrjetet sociale shpenzimet e mëdha që ka bërë dhe jetën e luksit. Pasi bënë grabitjen, i riu bleu dy makina tip ‘Benz’, ndërkohë që nuk mungojnë as pozat me ora floriri, bizhuteri të shtrenjta e syze dielli.

Po ashtu ai në video të postuara në Tik Tok, shpreh dhe dashurinë që ka për mamanë e tij, me të cilën kryen dhe vjedhjen.

@havier__dobi #fyp #viral #tattoo #love #mom ♬ original sound – Eri vodha
@havier__dobi #fyp #viral #sixnationsrugby #mercedes #bmw ♬ original sound – 🇦🇱🇬🇧