Transmetuar më 07-01-2023, 09:29

Vritet stilisti homoseksual Edwin Chiloba. Truoi i tij është gjetur i hedhur në një kuti metalike buzë rrugës pranë qytetit Eldoret.

I dyshuari, mik i viktimës, është arrestuar nga policia. Organizatat e të drejtave në Kenia, ku homoseksualiteti është i jashtëligjshëm, e kanë lidhur vrasjen me seksualitetin e tij.

Sipas tyre më shumë se gjysma e kenianëve LGBTQ janë sulmuar.

Muajin e kaluar Chiloba shkroi në Instagram se “do të luftonte për të gjithë njerëzit e margjinalizuar”, duke thënë se ai vetë ishte margjinalizuar.

Ai ishte transferuar në Eldoret nga kryeqyteti, Nairobi, në vitin 2019 për të studiuar modë dhe po fillonte të bënte emër në dizajn.

Trupi i tij i pajetë u zbulua të mërkurën. Një person që udhëtonte me automjet pa targa është parë duke lënë një kuti metalike në anë të rrugës.

Kjo u raportua në polici dhe pasi efektivët mbërritën në vendngjarje hapën kutinë dhe gjetën kufomën.

Homoseksualiteti në Kenia dënohet deri në 14 vjet burg. Anëtarët e komunitetit LGBTQ në vend përballen me diskriminim.