Transmetuar më 06-01-2023, 21:03

Vlorë- Mësohen detaje të reja nga vdekja e 53-vjeçarit italian në fshatin Cerkovinë të Vlorës.

Sipas burimeve bëhet me dije se 55 vjeçari dyshohet se ka pasur probleme me bashkëshorten.

Ajo është larguar drejt Italisë.

Më pas, sipas banorëve, Daniele Amurro, bashkëjetonte me një tjetër shtetase. Por duket se diçka nuk ka funksionuar dhe ai është rënduar psikologjikisht.

Italiani kishte gati një vit që jetonte me familjen në fshatin Cerkovinë, në një banesë me qera, nga ku dyshohet se është vetëhedhur.

Gjithsesi një hetim ka nisur për rastin në fjalë dhe kufoma i është nënshtruar ekspertizës.