Meksikë- Lufta mes klanit të El Chapos dhe qeverisë duket se doli në favor të rebelëve. Edhe pse u vranë 30 persona e u plagosën 35 të tjerë, djali i El Chapos, Ovidio Guzmán López, nuk do të ekstradohet në SHBA.
Por klani ka pësuar goditje të fortë.
Sipas mediave meksikane, gjyqtari i dha atij një pezullim ‘ex officio’ kundër izolimit, ndaj dhe lideri i kartelit Sinaloa lejohet të komunikojë me të afërmit ose të takohet me mbrojtësit e caktuar.
Sa kohë nuk është i ekstraduar, siguria dhe kujdestaria e Ovidio Guzman do të jetë nën përgjegjësinë e autoriteteve të burgut, ndërsa situata e tij ligjore është zgjidhur. Avokatët e Guzmán López, i cili kaloi natën e tij të parë në burgun e sigurisë maksimale në Altiplano, përpunuan procedurat kundër ekstradimit të trafikantit të dyshuar të drogës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd