Transmetuar më 06-01-2023, 20:23

Një citat nga kujtimet e reja të Princit Harry në librin e tij Spare, zbulon për herë të parë se si ai e rijetoi momentin e fundit të nënës së tij, Princeshë Diana, pak para vdekjes së saj.

Ndërsa shikonte gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Rugby 2007 në Paris, atëherë 23-vjeç Princi Harry hyri në të njëjtin tunel ku vdiq nëna e tij 10 vjet më parë. Në librin e tij, i cili do të publikohet më 10 janar, Harry tregon për dhimbjen e fortë që ndjeu duke u përpjekur të përjetonte atë që kaloi nëna e tij para se të vritej.

‘People’ ka publikuar përmbledhjen e saktë nga libri, në të cilin Harry rrëfen në detaje dëshirën e tij për të ecur nëpër tunel me të njëjtën shpejtësi si shoferi i Dianës përpara se të vdiste tragjikisht më 31 gusht 1997.