Transmetuar më 06-01-2023, 19:40

Vlorë- Ngjarje e rëndë në qytetin e Vlorës.

Mësohet se 55-vjeçari është hedhur nga kati i tretë i banesës së tij, duke vdekur në vend.

Sipas policisë, viktima është një shtetas italian, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e detyruan drejt aktit të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.