Transmetuar më 06-01-2023, 18:25

TIRANË- Përleshje me thika në Tiranë, plagoset i riu.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku gjatë një konflikti, shtetasi Florian Garo, ka goditur me mjet prerës shtetasin Kristian Prifti, 25 vjeç, i cili si pasojë është lënduar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.