Transmetuar më 06-01-2023, 17:09

Familja Sakaj në Suk të Roskovecit kërkonë ndihmën e policies për gjetjen e djalit të humbur prej 5 ditësh Ferit Sakaj 30 vjeç.

Lajmin e konfirmojnë kunati dhe e motra e të humburit wë jetojnë e punjnë prej vitesh emigrantë në Greqi. Ata pohojnë se njënjë ditë më pare familjarët e tij kishin shkuar në policinë e roskovecit ku kan kryer edhe denoncimin për zhdukjen e tij. 30 vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë mëparë dhe nuk është kthyer më. Largimi ka qënë në datën një të janarit.

Familja Sakaj është e dëmtuar pasi kryefamiljari ka ndërruar jetë duke pshkuar në lumin e Semanit disa vite më pare, ndërsa një vëlla tjetër 14 vjeç Ergis Sakaj gjeti mbytjen po në lumin Seman nl muajin gusht të vitit 2022.

E ëma e 30 vjeçarit ka kryer denoncim në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se ai kur ishte larguar i kihs thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier dhe nuk është kthyer më. Pohojmë se 30 vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.

Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.